Lajme

Hyn në fuqi vendimi, ulen komisionet për transfertat në euro

Çdo transfertë bankare në euro do të kushtojë më pak. Banka e Shqipërisë ka njoftuar nisjen e funksionimit të sistemit të pagesave AIPS Euro. Ky sistem do të sjellë një ulje drastike të komisioneve për transfertat ndër bankare kombëtare në euro. Transfertat në euro mund të bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit, por kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Megjithatë me sistemin AIPS Euro, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar edhe vlera tavan që bankat tregtare për komisionet mund t’iu ngarkojnë klientëve. Banka e Shqipërisë bëri me dije se përmbushja e këtij projekti sjell arritjen e objektivit për të krijuar një treg modern, gjithëpërfshirës si dhe me pagesa më të vogla të mbështetur në nga infrastruktura të sigurta dhe efikase e të aftë financiarisht, në të gjithë vendin. Promovimi i këtij objektivi sipas Bankës së Shqipërisë vlerësohet se do të arrihet përmes një sërë përfitimesh që sjell projekti në tregun shqiptar të pagesave. Ndryshe nga mënyra e funksionimit të deritanishëm të tregut nëpërmjet bankave korrespondente jashtë vendit, operimi i Sistemit AIPS Euro iu mundëson qytetarëve shqiptarë kryerjen e pagesave në euro brenda vendit me kosto shumë më të ulët dhe brenda një afati kohor shumë më të shkurtër nga procesi aktual i kryer nëpërmjet bankave korrespondente. Po ashtu ky projekt vlerësohet të ketë efekte mjaft pozitive edhe nga pikëpamja e administrimit të parasë fizike në euro nga ana e bankave dhe promovimit të pagesave elektronike edhe në këtë segment të tregut, duke nxitur qytetarët shqiptarë drejt përdorimit të këtyre instrumenteve jo vetëm si rrjedhojë e efikasitetit dhe shpejtësisë që ato ofrojnë, por dhe të kostove ndjeshëm më të ulëta që do të aplikohen nga bankat për transfertat elektronike. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky projekt ka një impakt të gjerë në nivel ekonomik duke përfshirë mbajtjen në ekonominë vendase të komisioneve që përftoheshin nga bankat korrespondente jashtë vendit, si dhe ruajtjen e stabilitetit financiar dhe atij monetar.

Lexo më shumë  Hyseni: Kosova avancon statusin në NATO, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë

Ja shifrat që mundëson sistemi AIPS Euro

Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 mijë euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar dhe komisioni dysheme nuk mund të jetë më i lartë se 6 euro. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS Euro, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 Euro, pavarësisht nga shuma.

Lexo më shumë  Kurti takon profesoreshën Vjollca Konjufca, ligjëruese në Universitetin e Southern Illinois të ShBA-së

Rruga Press

YouTube player