KryesoreLajme

Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe nuk duhen kërkuar ndryshime kushtetuese

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një konferencë për media ka thënë se ka urgjencë nga vendet e Bashkimit Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, drafti është shqyrtuar nga BE-ja e SHBA-ja dhe është përgatitur në mënyrë që të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja në vazhdimësi e ka potencuar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe nuk duhen kërkuar ndryshime kushtetuese.

“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv. Nuk duhet të jetë një shtresë tjetër qeverisëse. Duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet që i kemi thënë në artikullin e janarit nga këshilltarët Derek Chollet e Gabriel Escobar”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Gërvalla: Oferta e Kosovës e humbi relevancën pas mbledhjes së sotme në KiE

Ai ka thënë se besojnë se se ky draftstatut që i është dhënë Qeverisë së Kosovës plotëson gjitha këto kritere.

Sipas tij, vetëm një entitet mund të vendos nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës apo jo dhe ai është Gjykata Kushtetuese.

Hovenier ka thënë se ashtu si kryeministri Albin Kurti e tha në Kuvend në shtator, një nga provizionet në këtë draftstatut është se do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

Lexo më shumë  Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

“GJithë këto pyetje, komentet e gati histeri për kushtetushmërinë e saj më duket e pavend. Pasi është bërë punë me kujdes për të tdraftuar statusin dhe janë vendosur nene për t’u përkujdesur që një trup në Kosovë që ka aftësinë e autoritetin për të vendosur kushtetutshmëri, gjykata kushtetuese do ntë bëjë këtë para se të hyjë në fuqi”.

Rruga Press

YouTube player