Lajme

Gjenden eshtra në Prekaz, dyshohet të jenë të personave të zhdukur në luftë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz, në Skenderaj, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, që potencialisht thuhet se mund të jenë të personave të zhdukur.

“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Komisionit në Facebook.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Në njoftim bëhet e ditur se gërmimet po vazhdojnë ende dhe se pas rezultateve të ADN-së do të njoftohet për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.

Rruga Press

YouTube player