Lajme

HORROR nga stërvitja e FA! Niko Peleshi ndan foton e frikshme,efektivi rrjep lepurin

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka ndarë me ndjekësit e tij disa foto nga një stërvitje ushtarake e Forcave të Armatosura. Foto horror në fakt që ende nuk dihet sesi nuk janë dedektuar nga ‘radari’ i rrjetit social Facebook për pamje të rënda.

Në pamjet e ndara me vullnet të plotë nga vetë Peleshi, një prej ushtarëve shqiptarë të Forcave të Armatosura është fiksuar nga kamera duke rrjepur kafshë të egra! Po! Ndërkohë që vendi për 5 vitet që lamë pas ishte rreptësisht nën memorandumin e gjuetisë, që po tentohet që të rikthehet për të mbrojtur gjënë e gjallë në vendin tonë.

Lexo më shumë  Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel

Por teksa shteti mbron kafshët e egra nga gjuetarët, paralelisht po shteti është i pari që jep shembullin e keq. Ndërsa Peleshi promovon ushtrinë që kryen një akt të tillë. Ky veprim justifikohet vetëm nëse jemi keq me buxhetin në Ministrinë e Mbrotjes, e nga ‘halli’ janë detyruar që të kthehen pas në kohë e në vend të shënjestrave artificiale jemi kthyer tek testimi i shënjestrave me kafshët e gjalla. Një gjë është e sigurtë, asnjë nga kundërshtarët që ata ushtarë do kenë përballë, nuk do të jetë i shpejtë sa lepuri.

Lexo më shumë  Sveçla: Luftimi i migrimit të paligjshëm është prioritet

Rruga Press

YouTube player