Kuriozitete

Historia e 3 vjeçares që mbijetoi në pyjet siberiane, sot ëndërron të bëhet balerinë

Në vitin 2014 Karina Chikitova, asokohe tre vjeç, u largua nga shtëpia për të ndjekur të atin dhe humbi në pyjet siberiane bashkë me qenin e saj Naida.

Vajza arriti të mbijetonte për 12 ditë, në kushte të vështira para se të gjendej.

Sipas atyre që vetë ajo kujton, Chikitova ngrohej në pyll me Naidën, pinte ujë nga lumenjtë dhe hante manaferra.

Qeni u kthye në fshat ditën e 9-të të kërkimeve dhe ndihmoi të tjerët të gjenin vajzën.

Sot, Chikitova e cila festoi ditëlindjen e saj të 12-të më 26 dhjetor, është studente e shkollës së baletit.

“Unë ëndërroj të kërcej në Teatrin Bolshoi si Giselle,” tha vajza.

Historia e mbijetesës për gati dy javë në pyjet siberiane e bëri atë të famshme në të gjithë Rusinë.

Në dhjetor të vitit 2015, një skulpturë bronzi u vu përpara aeroportit Yakutsk për të përkujtuar historinë e shpëtimit të saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *