Bota

Gjermania do të dhurojë 75 milionë vaksina kundër COVID-19 për vendet e varfra

 Gjermania ka njoftuar planet e saj për të dhuruar të paktën 75 milionë doza vaksinash për vendet e varfra vitin e ardhshëm. Mediat e huaja raportojnë se ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze, tha se objektivi i 100 milionë dozave të dhuruara për vitin 2021 tani ishte arritur.

“Por ne nuk duhet të ndalemi me kaq. Për vitin e ardhshëm, ne planifikojmë të dhurojmë të paktën 75 milionë doza të tjera. Ne do t’i menaxhojmë të dyja; duke siguruar për popullsinë tonë dhe për vendet më të varfra”,-tha Schulze.

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Ajo u pajtua me ministrin e Shëndetësisë, Karl Lauterbach, se kjo nuk duhet të jetë në kurriz të vaksinimit të qytetarëve në Gjermani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *