Hezbollahu lanson breshëri raketash në qytetin izraelit
Hezbollahu thotë se ka lëshuar dhjetëra raketa në një qytet izraelit.
Disa raketa goditën Kiryat Shmona, duke shkaktuar dëme, thanë mjekët dhe policia izraelite.
Sulmi erdhi si një përgjigje paraprake ndaj Izraelit që vrau dhjetë civilë në Libanin jugor, njoftoi Hezbollah.
Kiryat Shmona Under Attack: 14 missiles were launched at the northern Israeli city minutes ago
— Adam Albilya – אדם אלביליה (@AdamAlbilya) February 15, 2024
No reports of casualties so far; watch the terrifying footage (volume up 🔊) pic.twitter.com/OL0WbqOGkj
Grupi tha se pesë fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, i cili ishte sulmi më vdekjeprurës në katër muajt e fundit, raporton skynews.
Ndërkohë, mbrëmë në një sulm tjetër izraelit mbetën të vdekur shtatë civilë, përfshirë tre fëmijë në qytetin Nabatieh.
Ai pasoi një sulm të mëparshëm që vrau një grua dhe dy fëmijët e saj në fshatin Al Sawana, deklaroi grupi libanez.
Forcat izraelite nisën sulmet si përgjigje ndaj një sulmi me raketa që vrau një ushtar në veri të Izraelit.
🚀 According to israeli sources, 2 anti-tank missiles were fired at Kiryat Shmona without warning. This was followed by a volley of 9 missiles, then this was followed by another volley of 3 missiles.
— Arya – آریا 🇮🇷 (@AryJeay) February 15, 2024
A total of 14 launches towards the city. https://t.co/B5MifOaSz4 pic.twitter.com/wnWysxZCS7
Rruga Press