KryesoreLajme

Rama justifikon Vuçiqin edhe në sy të Blinkenit: Kërkesat e Serbisë në tryezën e dialogut nuk janë shtrënguese, por…

Pas takimit në Kryeministri dhe nënshkrimit të disa memorandumeve, Edi Rama dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kanë folur për gazetarët.

Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi dhe çështjet e vëna mbi tryezë, duke u ndalur specifikisht për situatën mes Kosovës dhe Serbisë dhe mungesës së dialogut.

Më tej Rama shtoi se kërkesat e Serbisë në tryezën e dialogut nuk janë kërkesa shtrënguese, as që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti e sovraniteti i vet, por kërkesa që bëjnë të mundur një kontekst që ngre lart Republikën e Kosovës

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

“Ndihemi të keqardhur kur shohim hapa pas dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë, po ashtu të vetëdijshëm edhe për faktin si sulmi terrorist në Banjskë… Serbia nuk e ndihmon si duhet procesin gjithmonë, por në radhë të parë shqiptarët e Kosovës, dhe të gjithë ne, duhet të jemi të vetëdijshëm që të përparojë me kërkesat në tryezën e dialogut. Nuk janë kërkesa shtrënguese, as që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti e sovraniteti i vet, por kërkesa që bëjnë të mundur një kontekst që ngre lart Republikën e Kosovës” – tha Rama.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
YouTube player