BotaKryesore

(Video) Helikopteri rus rrëzohet pranë Kievit

Një video e një helikopteri ushtarak rus të rrëzuar gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, afër Kievit, është verifikuar nga BBC, por burimi i videos nuk dihet.

Komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjeneral-lejtnant Valerii Zaluzhnyi ka konfirmuar se ushtria po lufton forcat ruse për kontrollin e aeroportit në rajonin e Kievit, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Hostomel është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

Gjithashtu, është baza e aeroplanit më të madh të mallrave në botë – Mriya.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmet në Ukrainë.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *