Lajme

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, 229 prona mund të preken nga ndërtimi e saj

 Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë zbardh se 229 prona mund të preken nga zbatimi i tij. Referuar dokumentit të bërë publik dhe të mbështetur nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor sqarohet se statusi aktual i këtyre pronave mbetet i paqartë, pasi në një moment të dytë do të bëhet një kërkim më i hollësishëm.

Gjatë periudhës së përgatitjes së VNM ‐së, nuk ishte e mundur të merreshin të dhëna zyrtare për pronat dhe pronaret e prekur drejtpërdrejt nga Projekti. Këto të dhëna mund të sigurohen vetëm nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si institucioni i vetëm qeveritar, i cili ka të drejtë të regjistrojë, grumbulloje dhe shpërndajë te dhënat.

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

Megjithëse komunikimi zyrtar në këtë drejtim u bë në kohën e duhur, dhe Konsulenti e Hekurudha Shqiptare (HSH) bënë çdo përpjekje për të marrë te dhënat e nevojshme, lista e shpronësimeve e siguruar nëpërmjet “Raportit Kadastral” përfshin 229 prona qe mund te preken ne brezin hekurudhor, por pa informacion të mëtejshëm mbi statusin e këtyre pronave dhe pa emrat e pronareve përkatës” thuhet në dokument.

Sipas të njëjtit lista nuk përcakton nëse zona është në pronësi të HSH dhe nuk sqaron llojin e këtyre pronave, p.sh. shtëpi banimi, magazina, biznese, zona bujqësore, etj. “Rrjedhimisht, hollësitë e mëtejshme mbi këto prona do te sigurohen në një datë të mëvonshme, por gjithmonë para fillimit te ndërtimit te hekurudhës” nënvizon VNM-ja.

Projekti për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

Lexo më shumë  LVV-ja del me vendim Kryesie: PDK-LDK të japin së bashku 3 emra për president, unifikues dhe jashtë skenës politike

Projekti i rehabilitimit të vijës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë është pjesë e Korridorit VIII, i cili është një nga dhjetë korridoret e transportit Pan-Evropian. “Përveç të qenët pjesë e Korridorit VIII, ky segment përbën gjithashtu lidhjen e vetme hekurudhore midis pjesës Perëndimore, Lindore (Qafë Thanës dhe Pogradecit) dhe Jugore të Shqipërisë (qytetet Vlorë dhe Ballsh)” nënvizon dokumenti.

Zona e projektit përfshin tre bashki si Durrësi, Kavaja dhe Rrogozhina dhe për secilën prej tyre tashmë  është bërë një vlerësim ndikimi i veçantë. Vija hekurudhore e projektit ndjek atë ekzistuese dhe pas rehabilitimit parashikohet që trenat të kenë shpejtësi 120 kilometra/orë. (MONITOR)

YouTube player