Lajme

Haxhiu vlerëson Policinë e Prokurorinë pas arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e Liridona Murselit

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar lart punën e Policisë dhe Prokurorisë pas arrestimit të dy të dyshuarve që lidhen me vrasjen e Liridona Murselit të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë.

Policia ka njoftuar sot [e premte] se ka arrestuar dy persona të lidhur me vrasjen e Liridona Murselit. TË arrestuarit janë bashkëshorti Naim Murseli dhe dorasi, i cili para Policisë e ka pranuar veprën, duke thënë se është paguar nga Naim Murseli.

Lexo më shumë  Kandidati për deputet, Ejup Maqedonci viziton aktivistët e VETËVENDOSJE!-s në Drenas

Haxhiu ka thënë se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje. Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve
YouTube player