Uncategorized

Dyshohet për vrasjen e bashkëshortes, arrestohet ish-këshilltari i Pacollit

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.

Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit

Siç kanë mësuar media në Kosovë përmes burimeve, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete.

Lexo më shumë  KQZ aprovon 131.901 aplikime për votim nga diaspora, miraton adresat e kutive postare në 22 shtete të botës

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë, nga vjen Murseli.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. 

Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje. 

YouTube player