KryesoreLajme

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Haxhiu ka shprehur mbështetjen për punën e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili është konstituuar të hënën për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

Ajo ka kërkuar që të gjithë zyrtarët që do të ftohen për të dëshmuar para komisionit t’u përgjigjen kërkesave dhe të bashkëpunojnë për zbardhjen e përgjegjësive institucionale.

Lexo më shumë  Inflacioni ‘zbraz’ xhepat e shqiptarëve! Mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

Arlinda Zekaj u vra më 26 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

Para se të vritej, ajo kishte raportuar dhunën në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.

Vrasja e saj nxiti protesta në Prishtinë, ku qytetarët dhe aktivistët kërkuan drejtësi për viktimën dhe llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar rastin.

Lexo më shumë  Ushtarët britanikë do të mund t’u kundërpërgjigjen forcave ruse nëse sulmohen gjatë misionit në Ukrainë

Lidhur me këtë rast janë suspenduar 11 zyrtarë policorë. Sipas informacioneve të paraqitura, masa janë ndërmarrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës, ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.

YouTube player