Haxhiu takohet me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë
Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Eva Palatova, me të cilën ka diskutuar për proceset zgjedhore në vend.
Gjatë takimit, Palatova dorëzoi raportin e Misionit të Ekspertëve të BE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, si dhe raportin vlerësues për zgjedhjet komunale të mbajtura në tetor dhe nëntor të po atij viti.
Haxhiu, të dyja palët u pajtuan se këto procese zgjedhore përbëjnë dëshmi të pjekurisë demokratike të Kosovës.
Ajo theksoi se gjetjet dhe rekomandimet e paraqitura në këto raporte do të shqyrtohen me kujdes dhe do të adresohen me përgjegjësi, me qëllim forcimin e mëtejmë të proceseve zgjedhore.
Ministrja ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj standardeve demokratike, sundimit të ligjit dhe integrimit në rrugën evropiane.
Rruga Press

