Haxhiu: Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, nuk mund të na heshtin në kërkesën tonë për drejtësi për Astirit Deharin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është ftuar si dëshmitare nga prokuroria në lidhje me rastin e Astrit Deharit.
Kjo pasi e njëjta publikoi në Facebook një postim në përvjetorin e vdekjes së tij se “ekzistojnë prova për vdekjen e tij” dhe se duhet të zbardhet rasti nga institucionet e drejtësisë.
“Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit. Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit”, ka thënë Haxhiu në Facebook.
Ajo ka thënë se prokurori Shefkiu nuk mund ta heshtin as ministren dhe as kërkesën e saj për drejtësi.
“Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë. Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi”, ka vijuar ajo.
Rruga Press