KryesoreLajme

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se shpallja e konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, rikthen mundësinë për një prcose të rregull dhe transparent.

Në një reagim në Facebook pas vendimit të Këshillit Prokurorial për hapjen e konkursit, ajo ka thënë se është e rëndësishme që procesi të zhvillohen në mënyrë të paanshme dhe larg çdo ndikimi politik.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar

“Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional. Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë ndërtohet pikërisht përmes proceseve të drejta, transparente dhe të bazuara në meritokraci”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo më shumë  Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje

Rruga Press

YouTube player