KryesoreLajme

Haxhiu pas takimit me krerët e sigurisë dhe drejtësisë: Neglizhenca nga institucionet e drejtësisë, po i kthen dhunuesit në vrasës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu një konferencë për media të martën, ka folur rreth vrasjeve të fundit të grave në Kosovë.

Haxhiu, ka thënë se me mosveprime dhe neglizhencë nga institucionet e drejtësisë, shteti vetë po i shndërron dhunuesit në vrasës.

Pas takimit që pati me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për shkak të rritjes së numri të vrasjeve të grave në Kosovë, Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e dhunës në familje t’i trajtojnë me prioritet.

“Institucionet e drejtësisë të veprojnë brenda kompetencave dhe mekanizmave që kanë në dispozicion, duke mos neglizhuar as edhe një rast të vetëm të dhunës në familje. Kur po kemi raste të neglizhencave, të mosveprimeve, shteti vetë po e shndërron dhunuesin në vrasës”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Ministrja tha se që nga paslufta e deri më sot, 99 gra janë vrarë nga bashkëshortë e ish-bashkëshortë.

“Është brengosëse dhe tejet alarmante që e shohin dhunën si mjet të rëndomtë në tejkalimin e problemeve, të cilat tashmë shpesh herë po përfundojnë me fatalitet, pra me vrasjen e grave nga burrat e tyre apo nga ish-bashkëshortët. Ky fenomen është armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh. Këto sjellje barbare dhe këto akte monstruoze, shkatërrojnë jo vetëm jetën e viktimave por edhe familjet e tyre por edhe të shoqërisë. Nga viti 1999 që prej atëherë ku me entuziazëm po prisnim ngritin e Kosovës pas çlirimit e deri më sot, Kosova shënon 99 gra të vrarë nga burrat”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka paralajmëruar se “femicidin” do ta bëjnë vepër të veçantë penale.

Dhuna në familja dhe femicidi, siç u shpreh ministrja “janë armiku i brendshëm me rrezik të madh për Kosovën”.

Një problem tjetër të identifikuar nga Haxhiu është edhe gjuha e urrejtjes që përdoret në rrjetet sociale, të cilën ministrja e ka dënuar ashpër, ndërsa ka thënë se gjuha e tillë duhet të monitorohet.

Ndryshe sot në Pejë një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. Ky është rasti i dytë brenda katër ditësh, ku një 21 vjeçare në Ferizaj  u vra në Qendrën për Punë Sociale nga ish-bashkëshorti i saj.

YouTube player