KryesoreLajme

Haxhiu: Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë

Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, duke vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit, tha Albulena Haxhiu në një reagim publik. Sipas saj, përpjekjet për të sulmuar njëkohësisht qytetin dhe Kryeministrin Albin Kurti, si dhe për të krijuar përshtypjen se nuk po bëhet asgjë për qytetin, janë kthyer në një “bumerang”.

Lexo më shumë  Mbretëria e Bashkuar do t'i sigurojë Ukrainës 1,000 raketa tjera për të forcuar mbrojtjen ajrore

Haxhiu theksoi se dështimi i PDK-së dhe i disa elementëve të tjerë që tentojnë të ndikojnë rezultatet përmes intrigave, nuk mund të fshijë vendimin e qartë të qytetarëve të Mitrovicës. “Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë,” shtoi ajo.

Ky reagim vjen pas disa sulmeve politike dhe tentativave për të diskredituar rezultatet e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, duke e bërë të qartë që qytetarët vendosin mbi fushatat mediatike dhe intrigat politike.

Lexo më shumë  Qeveria miraton marrëveshjen në vlerë 90 milionë euroshe të Bankës Botërore

Rruga Press

YouTube player