KryesoreLajme

Vajtimi vazhdon – Nga “fitore pa balotazh” në Mitrovicë si “çlirim i Kosovës”, deri te vajtimi i hibridëve – Manxhuka i LVV-së ironizon narrativat e huqura të opozitës

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj narracionit mashtrues para dhe pas fitores së LVV-së në Mitrovicë për të relativizuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Në një reagim publik, Manxhuka ironizoi mënyrën se si, pas çdo procesi zgjedhor, kundërshtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ndryshojnë rrëfimin për të justifikuar pritshmëritë tashmë të dështuara.

Ai tha se fillimisht u tentua që gara në Mitrovicë të paraqitej si përballje me “ministrin më të votuar të Kurtit”, më pas si “sfidë ndaj vetë Kurtit”, dhe në fund si “fitore historike pa balotazh”, për ta ngritur në nivel simbolik me “çlirimin e Kosovës”.

Lexo më shumë  Ish-presidenti amerikan Biden kritikon Trumpin, e quan “të korruptuar, narcist dhe të paaftë”

Ai tha se në mënyrë që t’i jepej peshë humbjes së ëndërruar të LVV-së në Mitrovica, e paraqitën atë si betejën kryesore të zgjedhjeve lokale, por kur rezultatet nuk u përputhën me parashikimet e dëshiruara të hibridëve, filluan sulmet ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe Faton Pecit.

“Pastaj humbën sërish, pastaj vajtuan sërish dhe vajtimi vazhdon,” u shpreh Manxhuka.

Lexo më shumë  Kurti dhe Haxhiu vlerësojnë rolin e ShBA-së në shtetndërtimin dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë

Rruga Press

YouTube player