KryesoreLajme

Haxhiu tregon pse Lista Serbe nuk i nxjerr incizimet e opozitës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është e njoftuar se shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka pasur kontakt me Milan Radojçiqin.

“Secili shef i grupeve parlamentare e ka obligim të koordinohet me deputetët e një subjekti politik. Të gjitha akuzat që i janë bërë Kusari-Lilës janë të padrejta. Ato incizime janë të paligjshme, e kam hallin te Simiqi. Unë nuk e di që Kusari-Lila ka folur me Radojçiqin. Çështja është se kush e ka kundërshtuar më shumë tërheqjen e urdhër-arrestit për kriminelin Radojçiq. Kush e ka pritur në Zyre të Kryeministrisë?” ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Haxhiu në “Interaktiv” ka deklaruar se dalja e incizimeve të Kusari-Lilës me Igor Simiqin e Listës Serbe ka qenë koordinim i këtij subjekti me partitë që sot janë në opozitë. Ajo ka thënë se Lista Serbe ka plot incizime të opozitarëve por që nuk i publikon sepse ka koordinim me ta.

“Radojçiqi nuk guxon të hyjë në Kosovë sepse ai e di që sapo të hyjë në Kosovë do të arrestohet. Kush e ka sjellë Listën Serbe, VV-ja nuk e ka sjellë, e ka kundërshtuar marrëveshjen e vitit 2013. Nuk shoh asnjë vepër inkriminuese, asnjë vepër penale që e ka bërë Kusari-Lila. Fare nuk e kanë me Mimozën, ndoshta ju pengon se është shumë aktive në Kuvend. Simiqi, Rajodçiqi e shumë të LS kanë incizime edhe për politikanë të tjerë, a e di pse nuk kanë dalë, sepse ato kanë dhezë, kanë shkuar përpara kërkesat e Listës Serbe. Kanë shumë incizime këta për politikanët në opozitë por nuk i nxjerrin. Është e koordinuar sepse PDK-ja ta ka sjellë Lisën Serbe”, ka thënë ministrja.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Rruga Press

YouTube player