Lajme

Ministrja Haxhiu: Kosova ka bërë progres në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në konferencën “E ardhmja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, e cila po mbahet në Zagreb, organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Kroacisë, në bashkëpunim Komisionin Evropian.

Para ministrave të Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të tjera, Haxhiu tha se rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional.

“Para ministrave të Ballkanit Perëndimor si dhe atyre nga Ukraina, Turqia, Gjeorgjia dhe Moldova, përfaqësuesve nga BE, rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për një gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efikas dhe profesional|. Theksova se në rrugën reformuese, Republika e Kosovës tashmë ka filluar të shënojë rezultate në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformën penale dhe civile, si dhe rezultate konkrete në adresimin e të drejtave të njeriut”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

Haxhiu bëri me dije se në veçanti, adresoi faktin se përpjekjet synojnë garantimin e pavarësisë, llogaridhënies, integritetit, cilësisë dhe efikasitetit të sektorit të drejtësisë në Kosovë.

“Përmenda të gjitha reformat që kemi ndërmarrë që nga fillimi i mandatit dhe progresin e arritur me theks ato që ndërlidhen me vetingun në sistemin e drejtësisë, pakon ligjore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, adresimin e krimeve të luftës dhe veprimet që kemi ndërmarrë me qëllim të adresimit të dhunës në familje dhe me bazë gjinore. I njoftova të pranishmit se Ministria e Drejtësisë ka pasur gjithsej 35 masa dhe detyrime që dalin nga PKZMSA dhe se nga këto detyrime, 28 masa janë zbatuar plotësisht dhe se për 7 detyrimet e tjera, po punohet intensivisht drejt finalizimit dhe realizimit të tyre”, tha ajo.

Lexo më shumë  Osmani e Konjufca bëjnë homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

Kjo Konferencë regjionale po mbahet në Zagreb-Kroaci, organizuar nga Ministria e Drejtësisë e Kroacisë në bashkëpunim Komisionin Evropian.

Rruga Press

YouTube player