KryesoreLajme

Haxhiu: Komandant ‘Kumanova’, simbol i guximit e vendosmërisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar  në 28-vjetorin e rënies Ismet Jasharin, i njohur si Komandant “Kumanova”, dhe bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogaj dhe Nuhi Mazreku.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se ata ranë heroikisht në betejën e Luzhnicës, teksa po përpiqeshin të tërhiqnin trupat e bashkëluftëtarëve të tyre, Afrim Buçajt dhe Gani Kastratit, të rënë një ditë më parë.

Lexo më shumë  Hubert Perr: Ajo që Kosova ndërton për Lojërat Mesdhetare mund ta formësojë vendin për dekada

Ajo e ka cilësuar Ismet Jasharin si një nga figurat më të shquara dhe më të nderuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e përshkruar si simbol të guximit dhe vendosmërisë.

“28 vjet më vonë, liria që gëzojmë sot mban brenda saj peshën e sakrificës së bijve dhe bijave nga të gjitha trevat shqiptare”, ka shkruar Haxhiu.

Në këtë ditë përkujtimi, ajo ka nderuar edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, e cila pas rënies së Ismet Jasharit mori emrin e Komandant “Kumanovës”.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës, rrezikohen eksportet drejt Evropës dhe Azisë

“Lavdi Komandant ‘Kumanovës’ dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka përfunduar Haxhiu.

YouTube player