KryesoreLajme

Haxhiu dekoron senatoren amerikane Joni Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim senatoren amerikane Joni Ernst, me të cilën diskutoi zhvillimet aktuale politike në Kosovë, çështjet e sigurisë dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haxhiu e cilësoi Ernst si një mike të dëshmuar të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit Kosovë–SHBA.

Lexo më shumë  Qeveri "e majtë", por shqiptarët në nevojë lihen në mëshirë të fatit (Krahasimi)

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, Haxhiu e dekoroi senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin në fuqizimin e partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe në mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës.

Pas takimit, Haxhiu theksoi se Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar partneritetin me Uashingtonin si të një rëndësie të veçantë strategjike dhe historike për vendin.

Lexo më shumë  Dokumentet në dosje: Si planifikonte Agasi të ndikonte te ambasadori i ri amerikan

Rruga Press

YouTube player