ArgumentKryesore

Haxhi Pishman Rama: Do të marrim pjesë në samit, edhe pse…

Në sintoni me Aleksandër Vuçiqin, Edi Rama paralajmëroi dje bojkotimin e Samitit të Be-së për Ballkanin Perëndimor.

Por, sot kryeministri shqiptar ka ndërruar beftë mendje duke u shprehur në vetën e parë shumës, pra duke nënkuptuar dhe Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një tweet në gjuhën angleze ai shkruan:

Do të marrim pjesë në takimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë se çfarë të dëgjojmë shumë për NE, por do të kërkojmë të dëgjojmë mbi idenë e Komunitetit të Ri Evropian, të cilën ide e mbështesim edhe tek Open Balkan, i cili çon përpara frymën e Evropës; si dhe për kidnapimin e Bullgarisë, i cili e shkatërron (këtë frymë).

Prononcimi i kryeministrit shqiptar në lidhje me samitin e BE-së vjen për së dyti herë si anëtar i Open Balkan, si zëdhënës i tij, e jo si i një vendi sovran, e aq më pak si kryeministër i mbarë shqiptarëve.

Lexo më shumë  Reth14 milionë euro që evidentohen për vetëm brenda 2 javësh si akte keqpërdorimi (korrupsioni) të kryer nga ana e zyrtarëve të BDI-së

Ambiguiteti i Edi Ramës nuk po qartësohet edhe pas lëshimeve të bëra sot nga opozita bullgare, e cila sipas Komisionerit të BE-së për Zgjerim Olivér Várhelyi, bëri një hap pas, për t’i hapur rrugë zhbllokimit të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Loja me dy porta, sa me Open Balkan sa me BE-në, ndonëse Rama thotë se janë e njëjta gjë, i ngjan lojës së Vuçiqit sa me Rusinë e sa me Evropën, ndonësë edhe Vuçiqi thotë se janë parime të njëjta, të ruajtjes së sovranitetit të Ukrainës, por edhe të Serbisë për të ruajtur marrëdhëniet sovrane me një shtet tjetër sovran si Rusia.

Lexo më shumë  ‘Dexit’? E djathta ekstreme, AfD do që Gjermania të dalë nga BE

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *