KryesoreLajme

Kurti për marrëveshjen e energjisë: Pas 20 viteve po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me arritjen e marrëveshjes për energjinë mes Kosovës e Serbisë, buxhetit do t`i kursehen dhjetëra miliona euro në vit të paguara më herët për mbulimin e kostos energjike në veri të vendit.

“Katër komunat do të kalojnë në rend të rregullt të furnizimit, faturimit, inkasimit të pagesave për konsumin e energjisë elektrike… Udhërrëfyesi do ta mundësoj këtë. BE do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij udhërrëfyesi”, tha ai.

Kurti tha se kanë trashëguar shumë gjera që nuk kanë dashur.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

“Po e bëjmë më të mirën me çfarë dimë e mundemi. Pas 20 viteve po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit dhe po e përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se gjendja në terren është shumë më e keqe se marrëveshjet e vitit 2013 – 2015.

Përveç se ato marrëveshje s’kanë qenë të mira, gjendja në terren është edhe më e keqe.

“Do të mund të ketë sfida tjera përpara. Askush nuk thotë se gjithçka ka përfunduar me tekstin e  djeshëm të udhërrëfyesit. Bashkëpunimi që e kemi me BE-në dhe ekspertet tanë do të mund ta bëjmë furnizimin e qëndrueshëm dhe faturimin e inkasimin në veri të Kosovës në mënyrë që qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë të barabartë”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë. Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja!

“E bëj minimumin e pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit”, përfundoi Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *