Lajme

Bie çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar, por jo në Bordin e Ramës dhe Kastratit

Çmimet e naftës u ulën ndjeshëm këtë të mërkurë në tregun ndërkombëtar. Çmimet ranë në nivelin e tyre më të ulët në rreth një muaj, ndoshta të nxitur nga frika e recesionit.

Një fuçi (159 litra) e tipit Brent të Detit të Veriut kushtoi 110,75 dollarë mëngjesin e së mërkurës, 3,90 dollarë më pak se të martën. Çmimi i një fuçie nafte amerikane WTI ra me 4,08 dollarë në 105,44 dollarë.

Lexo më shumë  Tri zyrtare të Kosovës diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova me numrin më të madh të të diplomuarve në nivel global

Çmimet e naftës janë ende rreth 40 për qind më të larta se në fillim të këtij viti. Kjo ka të bëjë me pushtimin rus të Ukrainës dhe sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Ky vend është një nga furnizuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Ndërkohë, në Shqipëri pavarësisht uljes në bursë, çmimi i naftës vijon të jetë në një nivel rekord prej 261 lekë për litër naftë.

Lexo më shumë  “Golden Sabre” , demonstrim praktik, aftësi operacionale e reagim – ushtrimi i FSK-së me Policinë, KFOR-in e EULEX-in

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *