Lajme

Harta e re sizmike, rritet shkalla e rrezikut, shërben për të ndërtuar në zona të sigurta

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 nxori në pah shumë problematika e njëherazi diktoi disa nevoja. Krijimi i një harte të re sizmike ishte një prej kërkesave emergjente. Dy vite pas lëkundjeve shkaktuan 51 viktima e dëme të konsiderueshme financiare, Instituti i Gjeoshkencave njoftoi hartimin e një të tille.

Po cila është rëndësia e hartës së re të rreziqeve sizmike? “Pa këto studime nuk mund të kemi një zhvillim dhe planifikim urban dinjitoz, ndërtimin e objekteve inxhinierike që t’i qëndrojnë kohës, dhe nuk mund të mbrohet jeta e shtetasve nga tërmetet, përmbytjet dhe zjarret, si dhe nuk mund të përmirësohet ekonomia e vendit pa ditur ku janë dhe çfarë perspektive kanë zonat mineralmbajtëse ne vend”, thotë drejtori i IGJEUM, Ylber Muçeku.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Për sizmologun Llabro Duni, harta e re rrit nivelin e rrezikut dhe ofron orientime të posaçme për të ndërtuar struktura banimesh, të cilat i rezistojnë edhe tërmeteve me magnitudë të lartë.

“Harta e re kontribuon në standarde, por jo në kosto, që është e vogël po të mendosh përfitimet që kemi. Kjo duhet të shndërrohet në praktikë kombëtare”, thotë për A2 CNN, sizmologu Llambro Duni.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Sipas hartës së re, rrezikun më të lartë sizmik në Shqipëri e ka rajoni kufitar Shqipëri-Mal i Zi, trekëndëshi Vlorë-Lushnjë dhe Tepelenë, zona kufitare Shqipëri-Greqi si dhe rajoni Korçë-Pogradec./a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *