Lajme

Hapja e bisedimeve / Austria apel BE-së: Jepini një sinjal të qartë Shqipërisë!

Opozita bullgare duket se po lëviz në drejtimin e duhur sa i takon zhbllokimit të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Opozita bullgare i ka dhënë “dritën jeshile” Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE nëse qeveria ndryshon mendim.

Ministrja e Austrisë për Europën, Karoline Edtstadler, i ka kërkuar Brukselit që të marrë vendimin e duhur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Edtstadler i ka bërë apel Bashkimit Europian dhe veçanërisht Francës, e cila merr Presidencën e BE-së në 1 janar, që të kthejë sytë nga Ballkani Perëndimor.

Edtstadler thekson se BE duhet t’i japë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një sinjal të qartë politik për integrimin. Ajo vuri në dukje se nën qeverisjen e Kancelarit Karl Nehammer, fokusi i Austrisë do të jetë në politikën e emigracionit dhe zgjerimin e BEsë drejt Ballkanit Perëndimor.

Teksa iu referua një vendimi unanim të marrë nga vendet e Bashkimit Europian në mesin e dhjetorit, Edtstadler shprehet se ky vendim nuk duhet nënvlerësuar nga pikëpamja simbolike. Ministrja e Austrisë thekson gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal të qartë politik.

“Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë në prag të nisjes së tyre. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një sinjal politik, se ne ndodhemi në planifikimin e së ardhmes së Bashkimit Europian”, thekson ministrja Edtstadler.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca, u shpreh pas publikimit të progres-raportit të KE-së se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian dhe se tani është momenti për të mbledhur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Bashkimi Europian duhet të lexojë progres-raportin, vendet anëtare duhet të shohin se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është koha për t’u ulur në tryezë të përbashkët me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka vijuar me përparimet për reformat. Raporti tregon se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e caktuara nga Këshilli. Konferenca e Parë duhet të mblidhet brenda vitit”, është shprehur Soreca.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

BULLGARIA

Opozita bullgare duket se po lëviz në drejtimin e duhur sa i takon zhbllokimit të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Opozita bullgare i ka dhënë “dritën jeshile” Maqedonisë së Veriut për të zhbllokuar procesin e integrimit në BE nëse qeveria ndryshon mendim.

Sa ishte në qeveri, Borisov ishte kundër heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Edhe pse vetëm pak ditë më parë qeveria bullgare bëri të qartë se nuk e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, por mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së, duket se lideri i opozitës, Boyko Borisov, ka ndryshuar mendim me humbjen e zgjedhjeve, duke mbajtur një qëndrim të hapur pro heqjes së vetos, nëse kjo gjë propozohet në Parlamentin bullgar.

“Nëse qeveria bullgare bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe i dorëzon në Parlament, ne jemi të gatshëm t’i mbështesim”, deklaroi ish-Kryeministri bullgar dhe lideri i partisë më të madhe opozitare, Bojko Borisov.

Sipas Borisovit, Shkupi zyrtar duhet të zgjidhë të gjitha problemet para se të hyjë në BE dhe se Bullgaria vetëm sa po ia “ngadalëson” këtë proces.

“Shkupit i është thënë se i ka ‘dy-tri’ tema që duhet të zgjidhen, pakicat, të ndryshojë Kushtetuta, të qartësohet historia dhe më pas të vazhdojë më tej. Bullgaria në asnjë rast nuk e ka ndaluar Maqedoninë e Veriut. Nuk është e mundur të hyhet në BE dhe të mbarten probleme me vete, prandaj Sofja vetëm i ka ngadalësuar Shkupin dhe Tiranën”, tha ai.

Jo vetëm Shkupi, por edhe Tirana është me sytë nga Sofja, pasi vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka bllokuar edhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi Brukseli kërkon që dy vendet të ecin së bashku drejt integrimit.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

KE kërkoi nisjen e bisedimeve me Shqipërinë

Komisioni Europian ka sugjeruar hapjen e negociatave për Shqipërinë duke vlerësuar se në një numër sektorësh janë bërë përparime gjatë këtij viti. Raporti vlerëson përparimet e bëra në sistemin e drejtësisë dhe atë shëndetësor, ndërsa shprehet se ka ende punë për të kryer. Por raporti kërkon punë më të madhe për të luftuar korrupsionin në nivele të larta të politikës.

“Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit. Strukturat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK dhe gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar) duhet të forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm të vendit për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze”, thuhet në raportin e progresit për Shqipërinë.

Gjithashtu, Brukseli kërkon nga shumica dhe opozita që të përmirësojnë dialogun politik dhe të punojnë së bashku me të gjitha pjesët e shoqërisë për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së dhe negociatat e pranimit.

“Koordinimi brenda administratës duhet të përmirësohet, veçanërisht në lidhje me integrimin në BE”, thuhet në raport.

“Sistemi gjyqësor i Shqipërisë është gjithashtu i përgatitur në mënyrë të moderuar. Shqipëria ka vazhduar të zbatojë Reformën gjithëpërfshirëse në Drejtësi, duke rezultuar në përparim të mirë. Në veçanti, ajo arriti një moment historik të rëndësishëm në fund të vitit 2020, me emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në raport.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *