Lajme

Hapet ekspozita në kujtim të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Në muret e një korridori të gjatë e të ngushtë janë vendosur emrat, mbiemrat dhe vendi i zhdukjes së mbi 1600 personave. Në fund të saj, është një dhomë tjetër e errët, më e madhe, ku po numërohen ditët, orët, e minutat prej ditës kur familjarët po presin për ta.

“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë” është një fragment marrë nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që sot presin më të dashurit e tyre. Brenda saj janë edhe disa gurë të cilët janë dëshmitarë të kohës.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Pasditen e sotme shumë qytetarë, organizata, ambasadorë e familjarë, kanë marrë pjesë në hapjen e ekspozitës nga Fondi për të Drejtën Humanitare në kujtim të 1623 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo vjen në kohën e denoncimeve dhe zbulimeve të reja të varrezave masive te shumta të dyshuara në territorin e Serbisë.

Koordinatori i projektit në Fondin për të Drejtën Humanitare, Dardan Hoti tha se kjo ekspozitë është realizuar nga artisti Driton Selmani dhe është kuruar nga Blerta Hoçia.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

“Ekspozita është krijuar në kujtim të 1622 personave të zhdukur me dhunë si pasojë e luftës në Kosovë. Shpresojmë që kjo ekspozitë të ngre bashkëndjenjën e qytetarëve dhe gjithashtu edhe të institucioneve e familjarët e personave të zhdukur. Si dhe të shërbejë si thirrje ndaj institucioneve që të bëjnë më shumë për zbardhjen e tyre”, ka thënë ai.

Kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me Kosovo 2.0, dhe është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *