Bota

Hakmarrje për sulmin në Kabul! Vritet organizatori i ISIS-K, ambasada e SHBA i drejtohet qytetarëve: Largohuni nga aeroporti

Situata në Kabul është alarmante. Tashmë SHBA ka marrë masa pas sulmeve terroriste që ndodhën ditë më parë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë natës goditën dhe vranë një nga organizatorët e ISIS-k, organizata e cila mori përsipër sulmin në aeroportin e Kabullit, në të cilën 200 afganë dhe 13 ushtarë amerikan humbën jetën.

Identiteti i militantit nuk është zbuluar por Pentagoni e cilësoi si një nga organizatorët e kësaj organizate. Sipas thashethemeve ai po planifikonte sulme në të ardhmen por nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet në Kabul.

Lexo më shumë  Paralajmëron Macron: Evropa mund të vdesë

Presidenti amerikan, Joe Biden pas sulmeve në Kabul, ku humbën jetën 13 ushtarë amerikanë dhe rreth 180 civilë afganë, u betua se SHBA do të kundërsulmonin. “Ne nuk do të falim. Ne nuk do të harrojmë. Ne do t’iu ndjekim dhe do ta paguani këtë”, tha Biden pas sulmit. Sulmin në Kabul para dy ditësh e mori përsipër dega afgane e IS-it, IS-K.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Rusia nuk është kërcënim vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën

Ambasada amerikane në Kabul u bëri thirrje amerikanëve “menjëherë” të largohen nga portat e aeroportit. Qytetarët amerikanë që ndodhen për momentin tek Porta Abbey, ajo Veriore apo e Ministrisë së re të Punëve të Brendshme duhet të largohen menjëherë”, bëri të ditur ambasada në një publikin të fundit. Edhe të enjten ambasada amerikane kishte publikuar një paralajmërim të tillë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *