Sport

Gullit: De Ligt mund ta ndihmojë Bayernin, Haaland duhet të bashkohet me Liverpoolin

Legjenda e Milanit, Ruud Gullit beson se mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt do të ndihmonte Bayern Munich dhe pretendon se Erling Haaland duhet t’i bashkohet Liverpoolit.

Bayern Munich dhe Chelsea janë ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e holandezit De Ligt, kontrata e të cilit në Allianz Stadium skadon në qershor të 2024 dhe ai do të ketë një klauzolë lirimi prej 125 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij duke filluar nga vera.

Juventusi po përpiqet të ulë faturën e pagave dhe mund të ketë nevojë ta shesë atë nëse nuk përballojnë një pagë më të lartë për 22-vjeçarin dhe legjenda holandeze, Gullit ka folur tashmë për të ardhmen e tij.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

“Matthijs mësoi shumë në Juventus dhe ai do mund të jepte një kontribut shumë të mirë për Bayernin”, ka thënë fillimisht Gullit për Bild.

Ish-ylli i Holandës ndau mendimet e tij edhe për Haaland, i cili pritet të largohet nga Borussia Dortmund gjatë verës.

Klubet më të mira në botë janë lidhur me sigurimin e shërbimeve të tij dhe Gullit beson se ai duhet të zgjedhë Liverpoolin e Jurgen Kloppit.

“E shoh atë në Angli, por mendoj se ai nuk do të shkojë në Manchester United. City do të ishte i mirë për të për shkak të Pep Guardiolës”, tha fillimisht 59-vjeçari.

Lexo më shumë  Gjiganti amerikan ESPN bën zgjedhjen: Kosova e mund sot Turqinë dhe futet në Botëror

“Por, Jurgen Klopp dhe Liverpool gjithashtu do të ishin të mrekullueshëm. Ajo që Jurgen ka bërë me këtë klub është e pabesueshme. Thjesht duhet ta duash dhe ai është gjithmonë i uritur”.

“Kjo i përshtatet Haaland. Në Spanjë, vetëm Real Madrid është një opsion. Këto janë tre klubet që do të jenë në garë për Erling”, përfundoi legjenda holandeze.

Rruga Press

YouTube player