Lajme

AKP merr nën administrim ndërmarrjen “Agrokosova Holding”, privatizuesi shkeli kontratën

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka konfirmuar se e ka marrë në administrim ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding”, apo ish-ndërmarrjen “NBI Suhareka”, pasi privatizuesi i ndërmarrjes nuk i ka përmbushur zotimet kontraktuale që përfshijnë investimet dhe punësimet.

Privatizimi i ndërmarrjes ka ndodhur në vitin 2007, përmes metodave të dyshimta. Pas shumë vërejtjeve dhe dënimeve, shteti e kthen më në fund ndërmarrjen në pronesi të tij.

Më poshtë gjenden pikat e kontratës të cilat nuk janë respektuar dhe për pasojë ka sjellë situatën ku Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të marrë vendimin në mbledhje të jashtëzakonshme për tërheqje të aksioneve dhe vendosje nën administrim të drejtpërdrejt të ndërmarrjes Agrokosova Holding (Ish “NBI Suhareka”):

  1. Zotimet për Punësim: Sipas pikës 3 të Marrëveshjes së Zotimeve, tek zotimi për punësim, blerësi zotohet se:

Gjatë vitit të parë:

3.1.1. Të punësoj minimum 172 punëtorë për 6 muajt e parë;

3.1.2. Të vazhdoj punësimin e këtij numri të punëtorëve deri në 1 vit;

Gjatë vitit të dytë:

 3.2.1. Të punësoj minimum 345 punëtorë;

 3.2.2. Të vazhdoj punësimin e këtij numri të punëtorëve deri në fund të periudhës së zotimit.

Deklarimin e plotë të AKP-së e gjeni këtu.

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

AKP-ja bëri thirrje poashtu se punëtorët e kësaj ndërmarrjeje duhet të vazhdojnë punën normalisht, pasi transferimi i administrimit të saj nuk afekton marrëdhënien e tyre të punës.

Poashtu, edhe bujqit që gjenden në marrëdhënie kontraktuale me Agrokosovën ftohen që të vijojnë punën.

Pavarësisht se ky vendim është plotësisht në akord me përcaktimin juridik, privatizuesit e ndërmarrjes e refuzuan këtë vendim duke u përballur edhe me policinë.

Nisur nga kjo ngjarje analisti nga Kosova, Xhevdet Pozhari, kujton kohën kur kjo ndërmarrje u privatizua. Kundër këtij privatizimi, që del se paska qenë qëndrim i drejtë, kanë qenë një numër shumë i lartë i punëtorëve të NBI Suhareka. Z. Pozhari kujton se ata punëtorë që u shprehën kundër privatizimit, u nxorrën zvarrë dhe dhunshëm jashtë objektit të ndërmarrjes.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Statusi i plotë i z. Pozhari në llogarinë e tij në Facbook:

AKP ka konfirmuar se e ka marrë në administrim ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding”, apo ish-ndërmarrjen “NBI Suhareka”.

Si sot më kujtohet kur Policia e Kosovës i pati nxjerrë zvarrë dhe me dhunë punëtorët pas shitjes së kësaj ndërmarrje.

Djersa e punëtorit të ndershëm të vret. Dhe, sot harami po ju del atyre që privatizuan egërsisht. Ndërsa, ndërmarrja po ju kthehet atyre që ju përket- njerëzve që ia kushtuan një jetë me ndershmëri zhvillimit të saj.

Po vjen era shtet! Definitivisht.

©Rruga Press

YouTube player