Bota

Greva kundër planit të Macron-it për moshën e pensionit

Mijëra njerëz në Francë iu bashkuan një greve mbarëkombëtare të mërkurën, në përgjigje të planit të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Ndryshimi i propozuar kërkon që punëtorët të paguajnë më shumë në sistem dhe u mohon një pension të plotë atyre që pensionohen në moshën 64 vjeçare, pa punuar për 43 vjet.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Plani është promovuar si qendror për vizionin e Macron për ta bërë ekonominë franceze më konkurruese, por sindikatat kanë e kanë kundërshtuar dhe e kanë quajtur shtyrjen e moshës për pensionim si “mohim i demokracisë”, shkruan REL.

Greva vjen në mes të trazirave të përhapura në të gjithë Evropën Perëndimore, duke përfshirë një grevë të mësuesve në Britani, dhe një marrëveshje të udhëhequr nga sindikatat e punëtorëve për të rritur kostot e sigurimeve shoqërore për ata që fitojnë më shumë në Spanjë.

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *