Lajme

Favorizoi mikun e tij, tenderi me vlerë 322 milionë lekësh që çoi në pranga kryebashkiakun e Bulqizës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 zyrtarëve të tjerë.

Në njoftimin e publikuar nga SPAK-u, bëhet e ditur se Alla, duke shfrytëzuar postin e tij si kryebashkiak, ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellësit në Bulqizë.

Ndërkaq, nga hetimet e SPAK-ut, ka dyshime se punimet për ujësjellësin janë kryer nga një kompani tjetër, që ka lidhje shoqërore me Allën.

“Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me proçedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *