BotaKryesore

Grenelli takohet fshehurazi me Dodikun në bregdetin e Malit të Zi

Sipas informacioneve që ka siguruar mediumi malazez, Antena M, i dënuari dhe deri dje presidenti i entitetit të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Serbe (RS), Milorad Dodik, është takuar sot fshehurazi me ish-emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, transmeton Kosova Post.

Takimi është zhvilluar në hotelin “One and Only”, dhe ka qenë e pranishme edhe një kongresiste amerikane nga Partia Republikane.

Media malazeze thekson se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin e këtij takimi.

Aeroplani i Qeverisë së Republikës Serbe është kthyer mbrëmjen e sotme nga Mali i Zi, gjë që është regjistruar edhe nga aplikacioni për ndjekjen e aviacionit civil ADSB, raporton klix.ba.

Lexo më shumë  Demokratët pritet të fitojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, rezultati më i mirë në mbi tri dekada

Grenell, i cili në administratën e dytë të Donald Trumpit përmendej për disa funksione të rëndësishme shtetërore – përfshirë edhe ato të sekretarit të shtetit, shefit të CIA-s, apo emisarit të posaçëm për Amerikën Latine dhe Lindjen e Largët – gjatë mandatit të parë të Trumpit shërbeu si emisar i posaçëm për Ballkanin dhe Kosovën.

Megjithatë, në fund u detyrua të pranojë postin e kryetarit të Bordit Drejtues të Qendrës legjendare Kennedy, nga e cila, pas emërimit të tij dhe marrjes së pushtetit nga Trump, u larguan të gjitha figurat e rëndësishme të kulturës amerikane.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane Ilaria Salis: Të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar një Shqipëri të lirë pa korrupsionm, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionin

Megjithëse në një “pozicion më të ulët” nga sa pritej, Grenell mbeti shumë i afërt me presidentin amerikan dhe shihet shpesh në fotografi dhe video nga rezidenca e Trumpit në Florida.

Ai gjithashtu ka mbetur një ndërmjetës jozyrtar për Ballkanin për familjen Trump, sidomos në interesat e tyre afariste në Serbi dhe Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player