Lajme

Grenelli nga auditoret e Beogradit thotë se: KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova

Ish i dërguari i Presidentit Donald Trump për dialogun Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell duke folur në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd ka bërë disa deklarata të forta teksa është shprehur se KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova sepse, prania e KFOR-it e zgjat konfliktin dhe e dëmton ekonominë e Kosovës pasi, sipas tij, i pengon kompanitë të investojnë në Kosovë, shkruan gazeta serbe Danas. Grenell po ashtu ka theksuar se “procesi i Brukselit që flet për njohje dhe mosnjohje të Kosovës nuk e zgjidh problemin.

Në fjalën e mbajtur ai vazhdoi më tej duke fajësuar përfaqësuesit e BE-së se nuk po e zgjidhin problemin, sepse nëse do ta bënin këtë, tashmë do të ishin papunë. Ish-zyrtari amerikan që kishte marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit tha se kishte adresuar shumë probleme. Duke folur për këtë marrëveshje të nënshkruar në vitin 2020 mes zyrtarëve të Serbisë dhe Kosovës, Grenell përmendi Hashim Thaçin duke thënë se është turp që ish-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është në paraburgim dhe se nuk ka marrë pjesë edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit.

Lexo më shumë  Ahmetaj për Rai3: Rama i priste mafiozët në zyrë!

Ai shtoi se ish-presidenti amerikan Trump ishte kundër ndarjes së Kosovës. Bashkëpunëtori i Trump u përplas dhe me gazetaren e “Zërit të Amerikës”, e cila e pyeti për vizitat e tij tek zyrtarët serbë. Ajo i këkoi sqarime Grenellit se a ështe duke u paguar për të lobuar për Qeverinë e Serbisë dhe nëse po, kush po e paguan atë, për të cilën ai u përgjigj se pyetja e saj ishte dëshmi e lirisë së medias. Me një qëndrim që ishte karakteristikë e Donald Trump kur komunikonte me gazetarët, ai e akuzoi median për propagandë. 

“Kjo që thatë është një trillim. Unë nuk punoj për Qeverinë e Serbisë. Unë jam një person privat dhe mund të bëj çfarë të dua. Unë po e ndihmoj këtë rajon sepse e dua atë”, tha Grenell, raporton Danas. Studentët po ashtu i kanë bër pyetje Grenellit. Ata u interesuan edhe për qëndrimin e tij në lidhje me sanksionet kundër Rusisë, për të cilin Grenell tha se vendosja e sanksioneve ndaj Nord Stream 2 ishte një gabim. “Shembulli i çdo vendi është i ndryshëm, nuk dua t’i them Serbisë se çfarë të bëjë në lidhje me sanksionet”, u përgjigj Grenell.

Ai gjithashtu tha se mendon që Trump do të kandidojë sërish për president.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *