Bota

Gazetarja bjelloruse dënohet me mbi 8 vjet burgim për raportim nga protesta

Një gjykatë bjelloruse ka dënuar gazetaren Katsiaryna Andreeva, me më shumë se tetë vjet burgim për raportimin e protestave masive të opozitës në këtë vend gjatë vitit 2020, raportoi të mërkurën “Euronews”.

Gazetarja është shpallur fajtore për “tradhti shtetërore” më 13 korrik.

Në një gjyq të zhvilluar me dyer të mbyllura në qytetin e Gomelit, 28-vjeçarja u dënua me tetë vjet e tre muaj burgim. Ajo është duke vuajtur edhe një dënim me dy vjet burgim për një “vepër tjetër”.

Lexo më shumë  Gjendje alarmante në spitalet e Gazës, OBSH: Na ka mbetur karburant vetëm për 3 ditë

Dënimi u raportua nga mediumi ku ka punuar, gazeta polake “Belsat” dhe grupe të ndryshme të të drejtave të njeriut në Bjellorusi.

Andreeva u arrestua në nëntor të vitit 2020 teksa po xhironte një protestë kundër regjimit të presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko.

Ajo u shpall fajtore për organizimin e trazirave. Gazeta ku punoi “Belsat”, u shpall organizatë “ekstremiste” nga Bjellorusia.

Lexo më shumë  SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t’i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

Amnesty International ka dënuar gjyqin ndaj Andreevas, duke e cilësuar si “politik” dhe “mashtrim”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *