Bota

Goditje nga ajri në Gjirin e Omanit – Forcat amerikane dëmtojnë anijen iraniane pas bllokadës në Hormuz

Forcat amerikane kanë goditur një cisternë iraniane në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se po tentonte të kalonte bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Komandës Qendrore të ShBA-së (CENTCOM), anija “M/T Hasna”, me flamur iranian po lundronte në drejtim të një porti në Iran kur u ndalua nga forcat amerikane.

Lexo më shumë  Bjellorusia mban manovra me armë bërthamore

Ajo nuk iu bind disa paralajmërimeve për të ndryshuar kursin.

Pas kësaj, nga një aeroplanmbajtëse amerikane “USS Abraham Lincoln” u ngrit një avion luftarak F/A-18 Super Hornet, i cili hapi zjarr me armë 20 mm, duke dëmtuar timonin e cisternës.

Rruga Press

YouTube player