Lajme

Gërvalla: Fehmi Agani, një nga kolosët qendror të mendimit politik të kohës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka vlerësuar figurën e profesor Fehmi Agani, duke e cilësuar atë si një nga kolosët qendrorë të mendimit politik të viteve ’90 dhe një intelektual të formatit shtetformues.

Sipas saj, Agani ka qenë truri i rezistencës civile në atë periudhë dhe një nga ideatorët kryesorë të qasjes politike për liri, pavarësi dhe demokraci.

Lexo më shumë  Nis protesta kundër Edi Ramës, protestuesit mblidhen te Sheshi ‘Skënderbej’: Ju erdhi fundi!

Gërvalla theksoi se trashëgimia e tij mbetet një referencë e përhershme e mendimit shtetformues dhe një udhërrëfyes në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të Republikës së Kosovës.

Postimi i Plotë:

Në kujtesën tonë shtetërore dhe individuale, Profesor Fehmi Agani mbetet një nga kolosët qendror të mendimit politik të kohës, truri i rezistencës civile në vitet ’90-ta e intelektual shumëdimensional i formatit shtetformues, dhe ideator i qasjes politike të kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Lexo më shumë  Gjeneralët e rinj të FSK-së marrin detyrat e reja, Haxhiu nënshkruan dekretet (DOKUMENT)

Trashëgimia e Profesor Aganit mbetet përjetësisht referencë e mendimit shtetformues dhe busull e përhershme në rrugëtimin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të Republikës sonë.

Rruga Press

YouTube player