Lajme

Goci: Hapet kopshti zoologjik, mbyllen rrugët për banorët që të shkojnë në shtëpi. Gazetarët të hetojnë rastin

U hap kopshti zoologjik, shume mire, hapesire e fituar, po problemi eshte qe per t’i sherbyer ndermarrjes se kopshtit zoologjik, u bllokua rruga qe çon per te Liqeni i Thate, duke u hequr te drejten qindra familjeve per te vajt ne shtepite e tyre. Qindra banore qe e kane shtepine nga brezi i Farit e deri te Liqeni i Thate, po te vijne nga qendra e qytetit, do duhet bejne dhe nja gjysem kilometri plus per te vajt ne shtepi. E pse? Sepse duhet te shkelqeje fasada e Kopshtit Zoologjik.
Per te vajt ne shtepi sot, nese vjen nga qendra, do duhet te shkosh te nje dalje shume e rrezikshme qe çon direkt te nje Hotel Luksoz qe e promovuan vete. Çane gjithe Unazen, ku levizet me 100 km ore, per hapur nje dalje ne forme brryli, ku hyhet me 30-40 km ne ore dhe ku situatat per aksident jane te renda, nderkohe dalja ekzistuese qe lidh Liqenin e Thate me Unazen, i sherben atyre qe jane te Liqeni i Thate, ndersa atyre qe jane 20 metra me andej nuk i sherben, ata jane te detyruar qe te vijne deri te rrethrrotullimi i Kopshtit Zoologjok.
Kuptoni o vellezer dhe motra, segregim, ta shohesh shtepine 20 metra me sy e mos ta arrish dot, ta shohesh hyrjen per ne Unaze 10 metra me sy e ta lotosh, se nuk e arrin dot.
Gjithçka me polic, prit kur te na i fusin policet ne dyshek.
Gazetaret duhet ta hulumtojne kete rast, ky eshte nje rast i ngjashem me Rinasin, kjo eshte dhune, ky eshte mohim, perjashtim social nga disa te drejta, vetem keto nuk jane zgjidhje.
Si rregull zgjidhjet jane ne funksion te komoditetit te qytetareve, nderkohe shkaterrohet komoditeti i qytetareve ne sherbim te fasadave.
E denoncoj kete rast dhe pres reagim, nga qytetare, gazetare, dhe eksperte te rrugeve, eksponente politike, organizata.

Lexo më shumë  Çfarë tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *