BallinaLajme

Gjykata e Tiranës lë në qeli 1 protestues, për 10 të tjerë ‘arrest shtëpie’

Ditën e djeshme Gjykata e Tiranës ka përfunduar masat edhe për 35 të arrestuar të tjerë përgjatë protestave. 

Për 24 prej tyre është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Ndërsa 10 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie” dhe vetëm një prej tyre është lënë në burg për 15 ditë, kohë kur prokuroria të sjell prova të tjera që të bind gjykatën.

Lexo më shumë  106 milionë euro për parkun e erës, Kurti: Kosova ka potencial të madh për energji të ripërtëritshme

Të dielën gjykata e Tiranës la në burg 3 persona, për 5 të tjerë vendosi arrest në shtëpi ndërsa për 9 shtetas u vendos detyrim paraqitje.

Protesta e gjashtë që u zhvillua dje në “Sheshin Skënderbej” në kryeqytet u mbyll paqësisht.

Policia ishte prezente gjatë gjithë kohës në shesh, por nuk ishte nevoja të përdorte as ujë, as gaz lotsjellës dhe as ndonjë formë tjetër të forcës, pasi grupi i vogël i protestuesve vetëm qëndroi për disa minuta në shesh duke mos demonstruar asnjë akt dhune.

Lexo më shumë  Gjinovci shpërthen pas deklaratës së Simiqit: Mashtrohen ata që e justifikojnë diskursin gjenocidal të serbëve
YouTube player