Bota

Gjykata e OKB-së i kërkon Armenisë dhe Azerbajxhanit të qetësojnë grindjet

SHBA- Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara ka urdhëruar Armeninë dhe Azerbajxhanin që të punojnë për të parandaluar urrejtjen racore dhe diskriminimin. Mediat e huaja raportojnë se gjykata e OKB-së urdhëroi Azerbajxhanin për t’i mbrojtur të burgosurit armenë nga konflikti dhe të sigurohet që ata të trajtohen sipas ligjit.

Si Armenia edhe Azerbajxhani kishin bërë të dyja kërkesa të palëkundura duke kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë të merrte masa urgjente kundër shkeljeve të supozuara të një traktati që ndalon diskriminimin racor. Gjykata e refuzoi kërkesën e Azerbajxhanit për ta urdhëruar Armeninë që ta ndërpresë vendosjen e minave tokësore dhe t’i dorëzojë hartat e zonave të minuara, duke thënë se një gjë e tillë nuk mbulohet nga Konventa Ndërkombëtare për të gjitha format e diskriminimit racor.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

“Të dyja palët do të jenë përgjegjëse për çdo veprim që mund të përkeqësojë ose zgjerojë mosmarrëveshjen përpara gjykatës ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen,”– tha kryegjyqtarja.

Konflikti shpërtheu në vjeshtën e vitit të kaluar, duke marrë më shumë se 6,500 jetë. Ai përfundoi në nëntor me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, sipas të cilit Armenia i dorëzoi territoret që kishte kontrolluar për dekada ndaj Azerbajxhanit të mbështetur nga Turqia.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *