Lajme

Dita e Rinisë, ambasada amerikane: Krenarë që qëndrojmë krah jush, ju mbështesim për të ardhmen

Në ditën e Rinisë, ambasada e SHBA në Shqipëri ka përcjellë një mesazh në faqen e saj zyrtare.

Ambasada thekson se studentët guximtarë, 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës

Ajo shton se SHBA-të janë krenarë që kanë qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojnë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

“Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës.

Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen”, mbyllet postimi.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *