Lajme

Gjuha Shqipe në vendin e tretë në mesin e gjuhëve të huaja në Zvicër

Folësit e shqipes janë në vendin e dytë (pas atyre të anglishtes) në zonën gjermane, në të tretin në zonën frankofone dhe në të pestin, në atë italiane

Zyra Federale e Statistikave (BFS) ka publikuar së fundi të dhënat më të reja mbi gjendjen, respektivisht përhapjen e gjuhëve që fliten në Zvicër, në vitin 2020 dhe zhvillimet në krahasim me vitin 2010.

Nga broshura përkatëse që ka publikuar BFS, albinfo.ch ka nxjerrë të dhënat më të rëndësishme që kanë të bëjnë me përhapjen e Gjuhës Shqipe në zonat gjuhësore zvicerane, si në zonën gjermane, frënge dhe atë italiane.

“Që nga mesi i shekullit të 20-të, përqindja e folësve të gjuhëve jo zvicerane paraqitet e lidhur drejtpërdrejt me rritjen dhe ndryshimin e përbërjes së popullsisë së huaj në Zvicër”, thuhet në hyrje të publikimit.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Gjuhët jokombëtare më të folura ishin gjuhët ballkanike në vitin 2000, si serbishtja, kroatishtja dhe shqipja. Ndërkaq, në vitin 2020, anglishtja ishte në krye (6.7%), pasuar nga portugalishtja (3.5%), shqipja (2.8%), spanjishtja (2.4%).

Ndërsa gjuhët ish-jugosllave të përmbledhura me shkurtesën BKMS (boshnjake, kroate, malazeze dhe serbe përbëjnë së bashku 2.4%

Të gjitha gjuhët jokombëtare përveç BKMS, hollandishtes, gjermanishtes dhe turqishtes janë përmendur nga popullsia 15 vjeç më shpesh si gjuhë kryesore në krahasim edhe me vitin 2010. Anglishtja në veçanti nga dekada e parë e shekullit ka pasur një ngritje të fortë, gjegjësisht folësit e saj janë shtuar me 2.2 pikë përqindjeje në vitin 2020.

Numri i folësve të Gjuhës Portugeze është rritur gjithashtu (+0,5 përqind). Ndërsa folësit e Gjuhës Shqipe dhe asaj spanjolle kanë shënuar rritje të dyja +0,3 pikë përqindje.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Është interesante të shikohet përhapja e gjuhëve jovendase në varësi të rajoneve të ndryshme gjuhësore brenda Zvicrës.

Kështu, në zonën gjermanishtfolëse, 6.5% e popullsisë thonë se për ta anglishtja është gjuha kryesore (për moshën 15 vjeçare e sipër). Në këtë zonë Gjuha Shqipe është e dyta, ajo flitet nga 3.2% e banorëve, ndërsa të katër gjuhët e sllavëve të jugut, të marra së bashku (BKMS ) fliten nga 2.8%.

Në zonën frankofone, siç mund të shihet nga grafikonët e publikuar, shqipja (me 2.2%) zë vendin e katërt, pas anglishtes, portugalishtes dhe spanjishtes. Ndërsa në zonën italishtfolëse, Gjuha Shqipe është vetëm në vendin e pestë pas anglishtes, portugalishtes, spanjishtes dhe BKMS.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *