Bota

Gjermania synon zëvendësimin e gazit rus me ‘hidrogjen të gjelbër’

Një zyrtare e lartë e Gjermanisë tha të premten, më 27 janar, se ajo shpreson se vendi i saj do të marrë nga Australia hidrogjen të prodhuar nga burime të ripërtërira të energjisë, deri në vitin 2030.

Të dy vendet kanë përshpejtuar planet për të bashkëpunuar në fushën e energjisë së pastër ndërsa Gjermania përpiqet të gjejë një zëvendësim për furnizimet me gaz natyror nga Rusia. Gjermania po promovon një politikë ambicioze për reduktimin e emetimeve të CO2 në “zero” deri në vitin 2045.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

“Hidrogjeni i gjelbër” shihet si lëndë djegëse kyçe për makineritë në industri dhe prodhimi i tij kërkon temperatura të larta, të cilat krijohen në industrinë e metaleve.

Ministrja gjermane e Arsimit dhe Shkencës, Bettina Stark-Watzinger tha se Australia ka potencial të fortë për të prodhuar hidrogjen me ndihmën e energjisë së bollshme të ripërtërirë të erës dhe diellit.

“Qëllimi im është që dërgesa e parë të arrijë në Gjermani më së voni deri në vitin 2030”, tha Stark-Watzinger, pas një takimi në Berlin me ministrin e Australisë për Klimën dhe Energjinë, Chris Bown.

Lexo më shumë  Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *