KryesoreLajme

Gjermania prezanton rezolutën për Srebrenicën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur debatin për propozim-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë e propozuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Ruanda dhe Gjermania. Siç raporton “Klix”, rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë është bashkë-sponsorizuar nga 39 vende dhe “diskutohet nën temën “Kultura e paqes”. Për ta miratuar rezolutën duhet vota pro e 97 nga 193 shtetet anëtare.

Përfaqësuesja e Gjermanisë, Antje Leendertse, ka prezantuar rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Leendertse ka thënë se rezoluta është modeluar sipas rezolutës për gjenocidin në Runada.

“Pothuajse 30 vjet më parë, 8,372 myslimanë boshnjakë u ekzekutuan sistematikisht në qytetin e Srebrenicës. Vrasja filloi më 11 korrik dhe zgjati disa ditë”, ka thënë Leendertse.

Sipas Leendertse, rezoluta nuk është kundër Serbisë dhe se të gjithë duhet ta gjykojnë tekstin sipas asaj që thotë. Ajo ka theksuar mbështetjen që i kanë dhënë rezolutës vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtare të OKB-së.

Lexo më shumë  Opozita akuzon kryeministrin sllovak Fico për përgatitje për dalje nga BE-ja

Në fund, përfaqësuesja gjermane ftoi të gjithë anëtarët të votojnë për rezolutën.

YouTube player