KryesoreLajme

Gërvalla në takim me kongresistin amerikan, Self: Ende asnjë pasojë ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka takuar kongresistin amerikan nga radhët e republikanëve, Keith Self.

Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, rreziku i destabilizimit të rajonit si pasojë e veprimeve të Serbisë dhe Rusisë si dhe angazhimi i Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, ishin në fokus të këtij takimi.

Lexo më shumë  Reforma Territoriale ‘shkrin’ edhe bashkitë me mbi 25 mijë banorë

“Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi kongresistin Self lidhur me kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës duke përmendur faktin që ende nuk ka asnjë pasojë për Serbinë pas sulmit në Banjskë, sulmit ndaj KFOR-it dhe veprimeve të vazhdueshme agresive por edhe vendosmërinë e Republikës së Kosovës për t’i qëndruar besnike parimeve të saj”, thuhet në njoftim.

Duke njoftuar kongresistin Self për progresin e Republikës së Kosovës në shumë fusha, Gërvalla falënderoi ShBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në çlirimin, shtetndërtimin, zhvillimin dhe integrimet euroatlantike të Kosovës.

YouTube player