KryesoreLajme

Austria shpreh gatishmëri për bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës

Duke vijuar diskutimet nga takimi paraprak me Ambasadorin Schnetzer mbi interesin për bashkëpunim me kompanitë austriake, ministri i Financave, Hekuran Murati zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Federatës së Industrisë Austriake për të shqyrtuar hapat konkretë në këtë drejtim.

Lidhur me këtë, Murati priti sot në takim Presidentin e Federatës së Industrisë Austriake, Georg Knill, Drejtorin për Tregje dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në këtë federatë, Igor Sekardi, dhe Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Lexo më shumë  Bislimi: Serbia të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

Gjatë takimit, Murati prezantoi disa nga politikat e Qeverisë që kanë ndikuar në rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve, përfshirë subvencionimin e pagave përmes platformës Superpuna, bursat për gratë në fushat STEM dhe trajnimet për të rinjtë në teknologji dhe inovacion. Përveç fuqisë punëtore të kualifikuar, Murati theksoi sektorët e minierave dhe të përpunimit të metaleve si dhe normat e favorshme tatimore, si avantazhe të Kosovës që e bëjnë atë vend atraktiv për investime.

Në anën e tij, presidenti Knill shprehi gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës duke vlerësuar potencialin ekonomik dhe mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj.

YouTube player