BotaKryesore

Gjermania kërkon të ndërpriten negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE

Në Gjermani po shtohen kritikat ndaj politikës së Serbisë për vizat, e cila po  shkakton një fluks të shtuar të emigrantëve të paligjshëm drejt Gjermanisë, ndërsa Partia Liberal-Demokratike (FDP) në pushtet ka kërkuar sot ngrirjen e negociatave të anëtarësimit midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

“Serbia po dërgon njerëz të shumtë nga vende si: India, Burundi dhe Tunizia në Bashkimin Evropian. Duke pasur parasysh këtë, ne besojmë se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE duhet të ngrihen”, tha Konstantin Kuhle, nënkryetar i klubit përfaqësues të FDP-së në pushtet.

“Një nga arsyet pse gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë mbrojtje në Bashkimin Evropian është politika e Serbisë për të lejuar persona nga jashtë Bashkimit Evropian të hyjnë në vend, të cilët më pas i dërgojnë në Bashkimin Evropian”, tha Kuhle dhe shtoi se “Qeveria serbe shkakton vuajtje njerëzore dhe synon të destabilizojë Evropën”.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Sipas medias kroate “Index.hr”, në një intervistë për revistën e përjavshme Der Spiegel, Kuhle kritikoi edhe afërsinë mes Beogradit dhe Moskës.

“Një vend që justifikon dhe mbron një luftë agresioni kundër një vendi tjetër evropian nuk duhet të jetë anëtar i Bashkimit Evropian”, tha Kuhle.

Edhe ministrja gjermane e Punëve të Brendshme Nancy Faeser (Partia Social Demokratike e Gjermanisë SPD) ka përsëritur sot kritikat e saj për politikën e vizave serbe.

“Serbia duhet të përshtatë politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian”, tha Faeser të premten në margjinat e takimit të ministrave të brendshëm në Luksemburg.

Ajo kritikoi gjithashtu motivet që qëndrojnë në politikën e vizave të Beogradit.

“Ajo politikë është e orientuar se cili shtet nuk e ka njohur Kosovën. Kjo është e papranueshme”, tha Faeser.

Ministrat e punëve të brendshme të provincave federale gjermane kërkuan këtë javë, në një takim krize për shkak të fluksit drastik të refugjatëve, të ushtrohet presion ndaj Serbisë për të ndryshuar politikën e vizave, e cila është një nga arsyet e rritjes së ardhjes së refugjatëve nëpërmjet i ashtuquajturës rrugë ballkanike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *