Bota

Gjermania favorizon tifozët, ofron transport publik falas kush ka biletë për ndeshjet e Evropianit

Euro 2024 do të organizohet në Gjermani, që nga 14 qershori, ku do të jetë edhe Shqipëria për t’u përfaqësuar në fazën finale të Europianit, një destinacion i ëndërruar dhe për qindra mijëra tifozë shqiptarë që do të duan të ndjekin nga afër kombëtaren kuqezi në eventin madhor të futbollit.

Fakti që organizohet në Gjermani është një lajm i mirë, jo vetëm për shqiptarët e shumtë që ndodhen aty apo në vendet përreth, por edhe për faktin se Gjermania organizon një event madhor 18 vite pas Botërorit 2006 dhe që atëherë ka parë me largpamësi në planifikimin e strukturave, me stadiume komode që do të jenë në funksion të Euro 2024.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Gjithashtu, Gjermania është impenjuar të krijojë lehtësira për transportin e tifozëve për ndeshjet e Europianit.

Në ditët e ndeshjeve ata që disponojnë bileta mund të udhëtojnë falas me mjetet publike për të lehtësuar spostimet duke hequr dorë nga makinat.

Spektatorët do të kenë falas për mjetet e transportit publik, autobus, tram, metro, një biletë që vlen 36 orë dhe që mund të përdoret që 6 ditë para ndeshjes e deri në orën 18.00 të ditës pasardhëse në qytetet mikpritëse.

Lexo më shumë  Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Parashikohet që në disa qytetet rreth 70 % e spektatorëve të përdorin mjetet publike për të shkuar në stadium.

Duke qenë se një ndër parimet e UEFA-s është ai për të reduktuar ndryshimet klimatike është lehtësuar përdorimi i mjeteve publike dhe një faktor pozitiv për tifozët është se dhe kalendarët e grupeve do të ndërtohen për të reduktuar në minimum transfertat nga njëra ndeshje në tjetrën.

Rruga Press

YouTube player